Ambasadori amerikan: Serbët janë skizofrenikë

Autori:Avdyl Pajaziti

“Serbët janë pakëz skizofrenikë, sepse zemrat e tyre ende rrahin për Lindjen, ndërsa kokat e tyre janë drejt Perëndimit”. Kështu ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Serbi Michael Kirby.

Duke folur në një intervistë për B 92, Kirby e ka përshkruar Aleksandër Vuçiç si një lider që brengoset për të ardhmen e vendit të vet.

“Aleksandër Vuçiç është një lider që brengoset për popullin e vet. Ai po përpiqet që t’i çpjë serbët në Europë, por ata janë pakëz skizofrenikë në këtë aspekt. Ende u rreh zemra për Lindjen”, ka thënë ambasadori Kirby.

Sipas tij, dilema mes Rusisë dhe Europës është një farsë e cila u është vënë serbëve përpara, por në realitet ajo nuk ekziston.

“Do të vazhdoni të keni miqësi me të dy vendet , por pyetja nuk është më te miqësia, sa është tek interesat strategjike të Serbisë. Duhet që t’i implementoni reformat që janë të kërkuara nga Evropa, dhe të afroheni nga Evropa. Të tjerat janë opsione të rreme”, ka shtuar ambasadori Kirby.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-amerikan-serbet-jane-skizofrenike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala