Ambasadori amerikan: Parlamenti vend i debatit e jo i armëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, pas një takimi me presidenten Atifete Jahjaga, lidhur me krizën politike në vend, ka dhënë një deklaratë për media, ku ka kritikuar veprimet e opozitës.
Ai ka thënë se beson që parlamenti është një vend ku mund të shprehen edhe kundërshtimet, por jo një vend ku mund të sillen armë, raporton lajmi.net.
Delawie ka ftuar të gjitha palët që të ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një rrugë për të dalë nga kjo gjendje e rëndë politike.