Ambasadori amerikan: Në Shqipëri, të pasurit e blejnë drejtësinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë i drejpërdrejtë në kritikat e tij për sistemin e drejtësisë. “Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar dhe një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre” u shpreh ai në një tryezë të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi.

Ambasadori amerikan tha se të korruptuarit dhe të paaftët në politikë, gjykata e prokurori me shumë mundësi do t’i kundërvihen reformës në drejtësi, duke e kundështuar atë.

“Jemi të shqetësuar për gjykatës, prokurorë dhe politikanë të paaftë që do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë. Kjo është tejet e rëndësishme për këtë brez, për fëmijët nipërit dhe mbesat tuaja”, tha ai.

Ambasadori Lu  bëri thirrje për gjithëpërfshirje në këtë reform, në një kohë kur opozita e ka kushtëzuar bashkëpunimin me marrjen në konsideratë të propozimeve të saj dhe LSI e është shprehur se reforma nuk mund të bëhet pa opozitën. “Është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në këtë proces, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e duhet bërë tani dhe në mënyrë të suksesshme”, u shpreh ambasadori amerikan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadori-amerikan-ne-shqiperi-te-pasurit-e-blejne-drejtesine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala