Ambasadorët politikë, në kundërshtim me ligjin

Autori:Avdyl Pajaziti

Procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj ka ngecur si pasojë e tejkalimit të kuotës së të emëruarve politikë,

Muajt e fundit, nga tre sa i janë dërguar presidentes së Kosovës për dekretim, vetëm Vlora Çitaku, e propozuar për ambasadore në Uashington, është dekretuar.

Ndërkohë, ka më shumë se tre muaj që dekretimin e presin Leon Malazogu, i propozuar për ambasador në Tokio, si dhe Bujar Bukoshi, i cili është propozuar të dekretohet si “Ambasador-at-large” për organizata ndërkombëtare.

Në rastin e Bukoshit, problem paraqet edhe fakti se emërimi i tij tentohet të bëhet për një gradë ambasadoriale që nuk është e paraparë me ligj.

Ndërkohë, “Koha Ditore” ka marrë vesh se propozimet e vazhdueshme politike të Qeverisë për ambasadorë kanë bllokuar dekretimin e emrave që tashmë kanë kaluar procedurat nëpër Komisionin për Punë të Jashtme. Burime të ndryshme të afërta me Qeverinë i kanë thënë gazetës se tejkalimi i numrit të paraparë të të emëruarve politikë për ambasadorë ka shkaktuar ngecjen e dekretimeve të mëtutjeshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadoret-politike-ne-kundershtim-me-ligjin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala