Ambasadat po e përcjellin me vëmendje krizën politike

Autori:Avdyl Pajaziti

Kriza politike në Kosovë, ka filluar të reflektojë edhe në aspektin e përgjithshëm të sigurisë dhe të alarmojë diplomacitë ndërkombëtare në Kosovë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë e para që i ka këshilluar shtetasit amerikanë që të mos lëvizin nëpër sheshin e Prishtinës, ditën kur ishte planifikuar të mbahej seanca plenare.

Ky paralajmërim erdhi pasi seancat e fundit të Kuvendit u përcollën më shumë të papritura nga opozita e bashkuar.

Tribuna Channel ka kontaktuar shumicën e ambasadave të akredituara në Kosovë për të marrë një përgjigjeje nëse edhe ato do të paralajmërojnë qytetarët e tyre për rreziqe potenciale gjatë ditëve në vazhdim, ose kur priten të mbahen seancat e radhës të Kuvendit.

Ambasada Gjermane thotë se, Zyra e jashtme e këtij shteti, çdo ditë mban të informuar qytetarët e saj jashtë vendit duke përfshirë edhe Kosovën. Dhe këtë e bënë nëpërmjet faqes së saj të internetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasadat-po-e-percjellin-me-vemendje-krizen-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala