Ambasada gjermane lutet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-së, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, sapo ka filluar.

Përkrahje prej Kosovës po i jep edhe ambasadorja gjermane Angelika Viets, dhe i tërë ekipi i ambasadës, të cilët përmes një publikimi në rrjetin social Facebook janë duke uruar fat vazhdimisht për Kosovën.

“Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, dhe i tërë ekipi i ambasadës janë duke uruar fat vazhdimisht për një rezultat pozitiv të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO-s këtë mëngjes, i cili është mbështetur fuqimisht nga shumë vende, përfshirë dhe Gjermaninë si njëri prej tyre!”, shkruan në Facebook të ambasadës së Gjermanisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasada-gjermane-lutet-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala