Ambasada gjermane: Dyfishohet numri i azilkërkuesve kosovarë në Gjermani

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Vetëm gjatë dy muajve të fundit, përkatësisht muajve nëntor dhe dhjetor 2014 kanë kërkuar azil në Gjerman pothuajse  aq kosovarë sa kërkuan komplet në vitin 2013.

“Nga statistikat e fundit, të publikuara në mes të muajit janar 2015 janë 1,461 azilkërkues (parashtrues të kërkesave) në dhjetor 2014, përderisa në nëntor janë 1.306 azilkërkues (parashtrues të kërkesave)”, tha për Gazetën Fjala, Ramize Ferati nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Kërkesa gjatë vitin 2014 në krahasim me një vit më herët, përkatësisht me 2013, numri i kosovarëve që kërkuan azil në shtetin më të populluar Evropës është dyfish më i lartë. Madje, edhe më tepër.

“Në vitin 2014 janë gjithsej 6,908 azilkërkues (parashtrues të kërkesave) nga Kosova, në vitin 2013 ka pasur gjithsej 3,394 kërkesa”, tha Ferati.

Fluksi në vitin 2015 është edhe më i lartë, por nuk ka ende të dhëna. Gazeta Fjala ka kërkuar edhe numrin e azilkërkuesve kosovarë të kthyer cdo vit në 5 vjetët e fundit, por nuk ka marrë përgjigje nga kjo ambasadë.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasada-gjermane-dyfishohet-numri-i-azilkerkuesve-kosovare-ne-gjermani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala