Ambasada e SHBA’ve shtetasve të saj: Kujdes nga protesta e nesërme

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasada Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë dhe personelit të saj që të evitojnë lëvizjet në Sheshin Nënë Tereza,përreth Hotelit Grand dhe afër ndërtesës së Kuvendit.

Në këtë njoftim, Ambasada u referohet raportimeve të mediave që tregojnë se protesta do të mbahen tek sheshi Zahir Pajaziti, Bulevardi Nënë Tereza të shtunën më 28 nëntor.

“Partitë politike do të demonstrojnë kundër marrëeshjeve politike dhe Qeverisë së Kosovës. Nuk dihet sa do të jetë pjesëmarrja në protest” thuhet në njoftim.

Më pas aty I bëhet thirrje stafit të Ambasadës që të mos frekuentojë këto lokacione.

“ Protestat e kaluara në Sheshin Nënë Tereza kanë qenë të dhunshme pasi protestuesit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe metoda tjera të dhunshme. Protesta mund të bllokojë ndërlidhjen e rrugëve dhe ta pengojë transportin publik”

“Shtetasit amerikaë duhet ti evitojnë demosntrata dhe të kenë kujdes në afërsi ku janë mbledhur shumë persona, ku ka protesta ose demonstrate. Madje edhe Demonstrata të menduara si paqësore mund të shndërrohen në konfronitim dhe mund të eskalojë në dhunë”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasada-e-shbave-shtetasve-te-saj-kujdes-nga-protesta-e-neserme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala