Ambasada Amerikane apel për deputetët e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasada amerikane u ka bërë thirrje të gjitha palëve në seancën e nesërme të Kuvendit, që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Në një përgjigje elektronike dërguar televizionit Rrokum, Ambasada Amerikane ka çmuar faktin që protesta e opozitës ka kaluar e qetë.

“Ambasada Amerikane çmon faktin që protest është mbajtur e qetë dhe fton palët të përmbahen nga dhuna gjatë seancës së paraparë të Kuvendit gjatë ditës së nesërme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës, transmeton Rrokum TV.

I pyteur për gjuhën e kandidatit për President të Kosovës, Hashim Thaçit, ndaj protestuesve, Ambasada ka thënë se nuk ka qëndrim rreth asnjë kandidati për President.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ambasada-amerikane-apel-per-deputetet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala