Alma Lama ndien keqardhje për arrestimin e Donikës!

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, thotë se ndjenë keqardhje për arrestimin e Deputetes Donika Kadaj Bujupi.

Por, ajo thekson se do të donte që opozita të tregohej më e arsyeshme e të mos sfidonte shtetin dhe rendin si dhe kolegët me gazin lotsjellës.

“Është përjetim i rendë kur lexon lajmin se është arrestuar kolegia ime deputete, znj Donika Kadaj, më të cilën më lidh një bashkëpunim i gjatë dhe i vlefshëm sidomos përsa iu përket te drejtave te grave. Sinqerisht do të doja që gjerat të mos shkonim deri këtu, ku disa deputetë të bëhen subjekt i policisë e ne t’i shohim kolegët tanë në pranga. Do të doja që opozita të tregohej më e arsyeshme, të mos sfidonte shtetin dhe rendin, të mos na sfidonte as ne si kolegë me gazin lotsjellës. Jam e bindur që Donika se shpejti do t’i bashkohet punës se Kuvendit”,(sic) ka shkruar Lama në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alma-lama-ndien-keqardhje-per-arrestimin-e-donikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala