Alma Lama kërkon dorëheqjen e Veselit

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që të jep dorëheqje pasi, sipas saj, ai nuk po është i aftë që ta drejtojë seancën e Kuvendit.

Ajo vlerëson se sjelljet e Veselit janë miratim i bllokadës së punës së Kuvendit. E krejt kjo po ndodhë pasi, siç pranon Lama, ai nuk po e zbaton rregulloren në situata të ngjashme sikur këto të ditës së sotme.

Ky është postimi i plotë i Alma Lamës në Facebook:

Nese Kadri Veseli nuk eshte ne gjendje ta drejtoje seancen e Kuvendit, eshte mire te jape doreheqje. Ai po mbyll punimet ne vend qe t’ivazhdoje ato; ai po deklaron se sigurimi i Kuvendit nuk do te hyje ne salle, ne vend qe te citoje rregulloren e Kuvendit per situata te tilla. Sot beri gafen e radhes, mikrofonin e tij e vuri ne dispozicion te deputeteve qe po e bllokojne foltoren, ne vend qe te drejtoje seancen. Keto sjellje jane miratim i bllokades, per mendimin tim.

Bllokimi fizik i foltores dhe punes se Kuvendit eshte precedent i rrezikshem, ku pakica me dhune po tenton te imponoje qendrimet e saj, e kjo demokratike nuk eshte.
Nese opozita nuk pajtohet me Marreveshjen e Asosacionit, le ta sjellje ne Kuvend iniciativen per anulimin e saj dhe le te votohet per te. Pra le te triumfoje vullneti i shumices se deputeteve si perfaqesues te sovranit.
Bllokimi i foltores eshte rruge qorre.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alma-lama-kerkon-doreheqjen-e-veselit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala