Aliu: Vetëvendosja është sekt hipnotizues

Autori:Avdyl Pajaziti

sh anëtari i Vetëvendosjes, Fatos Aliu ka treguar arsyet pse kanë vendosur të marrin iniciativë për Fraksion Plus. Arsyet, sipas Alliut janë parimore dhe njerëzore. Ai Vetëvendosjen e konsideron si Fraksion Minus dhe jo parti, por si sekt hipnotizues. Aliu ka sqaruar edhe të ardhmen e Fraksion Plusit dhe rrugëtimin që do ta kenë në një intervistë për Indeksonline.

Indeksonline: Pse konsideruat se nuk mund të jeni më pjesë e Vetëvendosjes?

Aliu: Sepse erdh një moment ashtu që vijat e kuqe u kaluan dhe aty s’ka më çka, vetëm është komprometuese me qenë pjesë e një subjekti që praktikisht po devijon.

Indeksonline: Cilat janë vijat e kuqe që i konsideroni?

Aliu: Devijimi nga parimet nga legjitimiteti i organizatës si organizmin, poshtë – lart nga kryesimi, shpelkulimi që ke bazë kur nuk ke, riorganizimi dhe rizgjedhja e kryesisë.

Indeksonline: A e konsideroni legjitime kryesin e re?

Aliu: Prandaj po them se kjo lloj zgjedhje, procesi si ka shkuar e ka deligjitimu vetveten, prandaj ne kemi bërë Fraksion Plus që duhet prej bazës të fillohet dhe në bazë e kemi nismën për të bërë reforma.

Indeksonline: I arsyetoni veprimet karshi anëtarëve të vet, përjashtimet?

Aliu: Ajo është e paarsyeshme. Këto janë ato devijimet parimore dhe devijimit organizative që kalojnë edhe në devijime njerëzore dhe sjelljet me veprimtarët në terren.

Indeksonline: Kush i ka marr në pyetje anëtarët e Vetëvendosjes?

Aliu: Unë jam informuar vonë për këtë nëpërmes medieve edhe për mua ka qenë kupola e zhgënjimit kur merren asi masa diferencuese, kur duhet ta bësh të kundërtën, reformën me ata njerëz që janë dëshmuar dhe janë lavdëruar dhe përnjëherë po bën diferencime për shkak të një deklarimi që kanë thënë në mënyrë normale mos pajtimin ose pikëpamjet tjera.

Indeksonline: Po ardhja e Ymerit në krye të Vetëvendosjes ku u kritikua për jo demokraci?

Aliu: Ashtu nuk bën, nuk është as demokratike po as parimore për një subjekt politikë. Nuk është problem Visari apo kushdo tjetër. Visari pse i ka lejuar vetës të hyj në asi lloj procesesh është punë e tij.

Indeksonline: A jeni themelues i Vetëvendosjes?

Aliu: Po unë jam një prej themeluesve, prej 2002 kam dal edhe me shkrime edhe me ide për ta themeluar Lëvizjen për Vetëvendosje, mirëpo në koncepte krejt tjera.

Indeksonline: Si ka mundësi disa figura një kohë ishin hero të Vetëvendosjes e më pas u kthyen në ankth?

Aliu: Kjo është ajo jo njerëzorja, një prej parimeve kryesore. Vetëvendosja është edhe e njerëzve dhe njerëzit duhet të respektohen dhe mos të kalohet në ekstrem. Nga lëvdatat ekstreme për Ajnishahe Halimin e deri te akuzat dhe ofendimet ndaj saj. Kjo është ajo që e ka arritur kulmin e asaj shkëputje.

Indeksonline: Cili është rrugëtimi i Fraksion Plusit?

Aliu: Rrugëtimi do të shihet, ne nuk mund të paragjykojmë si e tek, varet edhe nga rrethanat politike edhe prej organizimit tonë në terren se si do ta konceptojmë dhe në momente të caktuara a do të ofrojmë alternativen për të hyrë në garë zgjedhore.

Indeksonline: Çka dalloni nga Vetëvendosje?

Aliu: Dallojmë me shumë elemente. Kjo Vetëvendosje nuk është Vetëvendosje, është fraksion minus edhe në kuptimit të legjitimitetit edhe të parimeve. Nuk janë parimet e Vetëvendosjes të thirresh në emër të Vetëvendosjes dhe as nuk janë parimet vetëm të thirresh në bashkim kombëtar. Ajo është çështje e popullit, politika se si vepron është diçka tjetër. Ne duhet të nisem nga referencat ku jemi. Ne e kemi një shtet i mirë i keq, ky është që është bërë nga Amerika.

Indeksonline: A e njihni flamurin e Kosovës dhe himnin?

Aliu: Po ky është një realitet. Ne e kemi pasaportën e Kosovës që udhëtojmë me të. Si ka mundësi të mos e njohësh një shtet që e përdor pasaportën e tij për të udhëtuar. Vetëvendosja nuk e njeh realitetin, ka pikëpamje të gabuara sektare, hipnotike, hipotetike, anarkike. Duhet të nisesh nga gjendja ekzistuese që e ke, dhe nga ajo të ndërtosh. Nuk mund të rrënosh shtëpinë e vjetër, pa e ndërtuar të ren. Nuk flitet për ideale e strategji, por me hapa konkret.

Indeksonline: Keni vija të kuqe si Vetëvendosje?

Aliu: Me të gjithë njerëzit që janë nëpër parti të pakënaqura mund të bisedojmë. Biseda zhvillon edhe me armik. Tjetër që partitë në Kosovë nuk janë demokratike.

Indeksonline: Si e vlerësoni punën e Vetëvendosjes së në Prishtinë?

Aliu: Herët është për të folur tash, por shenjat nuk janë të mira. Unë personalisht deri 2 vite i fali, pas 2 vite duhet të fillojnë të konkretizohen gjërat. Nuk duhet të kënaqen me lule e parqe, por me gjëra konkrete.

Indeksonline: Keni dhënë edhe një mendim për Gjykatën Speciale para disa dite. Pse konsideroni se duhet ta themeloj Kosova?

Aliu: Është e paevitueshme dhe s’ka alternativ tjetër. Kur të bëhen luftëra duhet të krijohet një gjykatë dhe kur vet nuk i paraprin asaj gjykate, por përkundrazi e zhvillon korrupsionin dhe degradimin e shtetit që e ke shpall, normal që vjen një gjykatë e tillë. Tash jemi para aktit të kryer, për shkak se Kuvendi duhet ta krijoj, ndryshe OKB-ja e krijon dhe Rusia e ka ndikim e vet dhe nuk mund të paragjykojmë si mund të jetë ajo.

Indeksonline: Relacioni juaj me Albin Kurtin?

Aliu: Shoqëror, bashkëpunues. Por nuk jemi dakord me parime dhe largohesh. Është vështir të bashkëpunosh me të. Paragjykime nuk kemi.

Indeksonline: Nëse VV ua plotëson ato kushtet që i keni kërkuar a do të ktheheni?

Aliu: Vonë është tash. Ka përfunduar sepse e kanë këputur ata vet me formën e fundit të zgjedhjeve. Mënyra se si është zgjedh kryesia pa dhënë mundësi askujt.

Indeksonline: A ka edhe njerëz të tjerë të pakënaqur në Vetëvendosje?

Aliu: Ka gjithandej, ka edhe deputet, por nuk shprehin publikisht. Për shembull e kanë shprehur pakënaqësinë për rastin e Ajnishahe Halimit, kanë thënë që iu vjen keq, por ajo nuk mjafton. Duhet me shpreh të paktën një solidaritet publikisht./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aliu-vetevendosja-eshte-sekt-hipnotizues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala