Alibaba investon 200 milionë dollarë tek Snapchat

Jemi të sigurt se shumica prej jush mund të keni dëgjuar për aplikacionin Snapchat. Për ata që nuk kanë dëgjuar, në parim është një aplikacion për mesazhe ku përdoruesit mund t’i dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe tekst, foto apo video, të cilët mund të vetë-shkatërrohen pas një kohe të përcaktuar nga vetë personi i cili i dërgon këto mesazhe.
Burime të afërta me kompaninë kanë zbuluar se Alibaba, gjiganti kinez i shitblerjeve në internet, ka shfaqur interes për këtë aplikacion dhe do të investojë 200 milionë dollarë tek ai. Ky investim do të rrisë vlerën e kompanisë në 15 miliardë dollarë.
Ky aplikacion i thjeshtë ka tërhequr shumë vëmendje që në fillimet e tij në Universitetin Stanford, në vitin 2001. Kompania refuzoi edhe ofertën 3 miliardë dollarësh nga Facebook. Që atëherë, shërbimi është zgjeruar dhe tani ofron përmbajtje të ndryshme të palëve të treta, transferime të parave etj.
Nuk kemi një konfirmim zyrtar nga kompanitë dhe nuk e dimë akoma arsyen e interesimit të Alibaba-së tek aplikacioni për mesazhe. Snapchat është bërë shumë popullor tek adoleshentët dhe ky është një mjet perfekt reklamues për dyqanin në internet.