Aleanca Kuq e Zi proteston kundër ndeshjes Kosovë-Shqipëri

Para Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë po zhvillohet një protestë e Aleancës Kuq e Zi, pasi kjo e fundit është kundër ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri.
“Kosovë-Shqipëri është një ndeshje armiqësore, që thellon ndarjen e kombit”, shprehen protestuesit e AK-së.
Aleanca Kuq e Zi shprehet se, asnjë komb nuk mban 2 himne, 2 flamuj dhe 2 kombëtare dhe kështu duhet të veprojnë edhe Kosova e Shqipëria.
Ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri, që starton në orën 14:00, Aleanca Kuq e Zi e quan ndeshja ‘Kosovë-Kosovë’.