Albulena Haxhiut i bastiset banesa (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetes së VV’së, Albulena Haxhiu i është bastisur banesa nga Policia e Kosovës.

Kjo gjë është publikuar nga burri i saj Alban Krasniqi në Facebook, ku ka krahasuar gjendjen e tanishme me atë të regjimit të Millosheviçit.

“Si në Regjimin e Millosheviqit ashtu edhe tani në diktaturën e Hashimisës çdo goditje veç sa na bën më të fortë. Sot u rikthyem në banesën tonë të demoluar nga njësia SS dhe gestapoja e pushtetit. Miqtë dhe dashamirët janë të mirëseardhur . Paramilitarët me maska i pret flamuri. Dryrin do ua kthej në ndonjërën nga protestat e radhës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albulena-haxhiut-i-bastiset-banesa-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala