Albulena Haxhiu reagon nga arratia

Deputetja a Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, që është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës ka reaguar për situatën e re në Kuvend duke thënë se “qytetarët janë duke përjetuar dhunë të një regjimi që është kthyer kundër Kosovës”.
“Këto ditë dhe këto orë qytetarët po përjetojnë dhunën e shfrenuar të një regjimi që tashmë jo vetëm i ka braktisur ata dhe interesat e Republikës por është kthyer kundër. Kokëfortësia në dukje dhe brutaliteti i regjimit diktatorial në fakt është panik nga theqafja e pashmangshme e tyre”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.
Haxhiu është duke u kërkuar nga Policia pas gjuajtjes së gazit lotsjellës në seancat e kaluara të Kuvendit. Një akt të tillë sot e kanë bërë edhe deputetët tjerë opozitarë, Ismajl Kurteshi i VV-së e Haxhi Shala i Nismës.