Albulena Haxhiu nuk pranoi të flasë pas lëndimit (Video)

U hodhi sprejin në drejtim të policëve.
Por, kur ia kthyen organet e rendit deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, filloi të mos ndihet mirë.
Gjendja e saj vazhdoi të keqësohet ndërsa u dërgua me shpejtësi në qendrën emergjente, e më pas në klinikën e pulmologjisë në QKUK.
Për gjendjen e saj nuk pranoi të flasë as deputetja e as familjarët e saj, njofton Klan Kosova.
E mjekët e vlerësojnë si stabile gjendjen e saj.
E në këto institucione shëndetësore deputetja e VV-së nuk ishte e vetmja që kërkoi ndihmë. Në hallakamën brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës pati të lënduar edhe policë.
Njëri nga policët ka lëndime serioze.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tregon shifrat e kolegëve të tij të lënduar të martën.
Kelani tregoi se janë shkaktuar edhe dëme materiale në prona publike e private që erdhën si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta nga protestuesit.