Albulena Haxhiu nuk do të paraqitet në prokurori

Autori:Gazeta Fjala

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u paraqitur lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu në një prononcim për lajmi.net ka thënë se Prokuroria së pari duhet të merret me rastet korruptive, para se të ftojë deputetët e Opozitës.

“Për shkak se veprimet tona në Kuvend janë veprime politike dhe nuk kane fare të bëjnë me drejtësinë. Veprimet e tilla nga ana e prokurorisë janë përpjekje për të ndalur zërat kundërshtues karshi marrëveshjeve të dëmshme. Ka me qindra raste të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të këtyre zyrtarëve të korruptuar dhe institucionet e drejtësisë do të duhej të merreshin me këto raste. Kërcënimet e tilla nga prokuroria, nuk na ndalin, përkundrazi. Çfarëdo tentimi për arrestim të deputetëve, do ta tensionojë situatën më tutje. Për këtë mbahet përgjegjës është Qeveria.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albulena-haxhiu-nuk-do-te-paraqitet-ne-prokurori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala