Albulena Haxhiu: Ndalini arrestimet matrapazë, lironi aktivistët

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes rrjetit social Facebook ndaj arrestimit të Dardan Molliqajt.

Ajo protestën e djeshme e quan madhështore dhe paqësore, ndërkaq arrestimet e fundit të aktivistëve të opozitës sipas saj po bëhen me qëllim “që të tensionohet situata”.

“Protesta e djeshme ishte edhe më masive se ajo e 9 janarit. Ishte madhështore por edhe paqësore!

Me arrestimet politike të para dy ditëve dhe arrestimin e sotëm të Dardanit situata do të tensionohet dhe këtë askush më nuk e vë në dyshim. Se përgjegjësit për tensionimin e situatës do të mbahen Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi poashtu askush nuk e vë në dyshim.

Ndalini arrestimet matrapazë, lironi aktivistët!

Jepni dorëheqje njerëz të ligë. Populli nuk do që ju si shkelës të kushtetutës e si rrënues të Republikës t’i përfaqësoni! Nuk do të ju tolerojmë të shkelni mbi ne dhe mbi ta”, ka shkruar ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albulena-haxhiu-ndalini-arrestimet-matrapaze-lironi-aktivistet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala