Albulena Haxhiu mund të merr pjesë në manifestimin e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në manifestimin e partive opozitare që pritet të mbahet sot në qendër të Prishtinës.

Këtë deputetja Haxhiu e ka bërë të ditur përmes një urimi të publikuar në Facebook për nder të 28 Nëntorit, ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.

“Të dashur qytetarë, Urime 28 Nëntorin e pavarësisë dhe të flamurit. Fizikisht ose jo, unë do jem me ju sot në sheshin ku populli historikisht ka deklaruar vullnetin dhe ka mbrojtur të drejtat e tij.

Sot është dita në të cilën burra dhe gra, vajza dhe djem, prindër dhe fëmijē,gjyshër dhe mbesa e nipa të dalin në manifestimin për republikën,për të ardhmën e fëmijëve tanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputetja Albulena Haxhiu së bashku me kolegët e saj nga Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe Faton Topallin, aktualisht gjenden në arrati pasi që nuk i janë përgjigjur fletë arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinës, ku akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albulena-haxhiu-mund-te-merr-pjese-ne-manifestimin-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala