Albulena Haxhiu e futi gazin lotsjellës në sallë të Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazin lotsjellës, të cilin e hodhi deputeti i VV’së Albin Kurti, në sallën e Kuvendit e ka futur shoqja e tij partiake, Albulena Haxhiu.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se deputetja Albulena Haxhiu ka dalë nga salla në momentin kur Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, ka shkuar për t’u ulur tek ulëset e deputetëve të PDK’së, për ta drejtuar seancën. Pikërisht në këtë kohë, Haxhiu si duket është nisur drejtë selisë së Vetëvendosjes për të marrë gazin lotsjellës.

Deputetja Haxhiu ka arritur ta kalojë lotsjellësin në sytë e policisë, e cila bën sigurimin e objektit të Kuvendit , për faktin, që nuk ka pasur çantë me vete.

Burime të Express bëjnë të ditur se e gjithë kjo është e regjistruar nga kamerat e sigurisë në Kuvendin e Kosovës.

Lotsjellësi më pas është hedhur nga deputeti i VV’së Albin Kurti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albulena-haxhiu-e-futi-gazin-lotsjelles-ne-salle-te-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala