Albulena dhe Donika nuk do të paraqiten në Prokurori

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy prokurore të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë duke i hetuar katër deputetët e Parlamentit të Kosovës, të cilët tashmë në tri raste kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit me qëllim që ta pamundësojnë mbajtjen e seancave.

Ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, dhe deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu po hetohen nga prokurorja, Dulina Hamiti, ndërsa deputeti tjetër i së njëjtës Lëvizjeje, Faton Topalli, si dhe shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, po hetohen nga prokurorja Fikrije Fejzullahu.

Shefi i të dyja prokuroreve, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ymer Beka, ka bërë me dije për “Zërin” se Kurti dhe Haxhiu të dy së bashku po hetohen për veprimet e tyre në Kuvend, më datën 8 tetor, kur për herë të parë kanë hedhur gaz lotsjellës.

Kadaj-Bujupi e Topalli, sipas kryeprokurorit, po hetohen për veprimet e tyre të datës 15 tetor kur kanë hedhur gaz lotsjellës në ambient brenda Kuvendit të Kosovës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albulena-dhe-donika-nuk-do-te-paraqiten-ne-prokurori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala