Albin Kurti prezanton aderimin e ri Shenaj Shala, eksperte e protokollit ndërkombëtar

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë publik aderimin më të ri në këtë parti, që është prishtinasja Shenaj Shala, e cila është eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes dhe trajnere e shkathtësive të buta.

Postimi i plotë i Kurtit:

E lindur në Prishtinë në vitin 1979, Shenaj Shala është eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes, dhe trajnere e shkathtësive të buta.

Gjatë qeverisjes, Shenajin e emërova Shefe të Protokollit dhe Këshilltare të Jashtme Politike. Studimet e nivelit master Shenaj i ka përfunduar në vitin 2014 në Bruksel në “The International School for Protocol and Diplomacy” (ISPD), ndërsa në vitin 2020 u emërua ligjëruese për imazh dhe konsulencë politike në po të njëjtin institut.

Mes viteve 1999-2013, Shenaji punoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Afrikën Lindore si Asistente Personale e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në vitet 2013-2015 ishte koordinatore e qendrës së trajnimeve në Shell Oil & Petroleum për Lindjen e Mesme. Shenaj Shala nga sot është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe bashkë me të e shumë të tjerë, përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albin-kurti-prezanton-aderimin-e-ri-shenaj-shala-eksperte-e-protokollit-nderkombetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala