Albin Kurti me 15 truproje zbret në shesh për 28 Nëntor

Autori:Avdyl Pajaziti

Paralajmërimi i Policisë së Kosovës se do ta arrestojë Albin Kurtin pikërisht në ditën e flamurit kombëtar, duket se ka mobilizuar opozitën për të mbrojtur me çdo kusht atë.

Kurti, i cili edhe më tutje është duke ikur nga Policia e Kosovës është thënë se po qëndron në Gllogjan, në vendlindjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Burime të ORAinfo brenda opozitës kanë treguar se Kurti do të jetë i pranishëm në manifestimin e opozitës më 28 nëntor.

Madje, sipas këtij burimi, përveç qytetarët në protestë, atë do ta mbrojnë edhe një grup i njerëzve prej rreth 15 personave.

“Nuk do të lejojnë me asnjë kusht që të arrestohet Kurti dhe të tjerët nga Policia e Isës dhe Hashimit”, ka thënë ky burim për ORAinfo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albin-kurti-me-15-truproje-zbret-ne-shesh-per-28-nentor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala