Albin Kurti: Kosova si Bosnja, hapësira e shqiptarëve në Ballkan po rrudhet

Autori:Avdyl Pajaziti

Ai është njeriu i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në fakt nuk do të donte të mbahej mend si i tillë. Do të preferonte të ishte një aktivist i çështjeve të barazisë, por me një kusht: Në një vend normal. Ai është Albin Kurti dhe për të Kosova nuk është një vend normal.

Çështjet kombëtare dhe shtetformuese nuk janë vendosur, ndaj “Vetëvendosja” ka nisur një ndër aksionet e saj më të forta e më të ashpra politike. Albin Kurti dhe të tijtë po kundërshtojnë hapur dhe me forcë një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, lidhur me organizimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që duket ta ketë vënë në vështirësi të mëdha qeverinë Mustafa-Thaçi.

Albin Kurti thotë në intervistën për “Shekulli”- n se nuk e dëshiron Kosovën si Bosnja, mendon që hapësirat e shqiptarëve në rajon po pakësohen dhe sigurisht që ka një vërejtje edhe për Tiranën zyrtare. Në ndryshim nga serbët, të shpërndarë edhe ata në disa shtete, Kurti mendon se shqiptarët janë a-centrikë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albin-kurti-kosova-si-bosnja-hapesira-e-shqiptareve-ne-ballkan-po-rrudhet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala