Albin Kurti është politikan konfliktual

Autori:Gazeta Fjala

Nuk ka kaluar ngjarja e djeshme dhe arrestimi i Deputetit të Kuvendit të Kosovës Albin Kurti pa u komentuar edhe nga ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Sipas Majkos, Kurti është deputet konflikutal. Ai merr kuptimin e plotë të një politikani, veç kur është në burg.

Ky është reagimi i Majkos në Facebook:

Albin Kurti u arrestua dje. Albini është një politikan konfliktual por ai merr kuptim i burgosur. Burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik.
Kosova drejtohet me se shumti nga njerez qe e dine kuptimin e persekutimit politik por po ashtu dhe logjiken e dialogut qe i uli ne tavolinen e bisedimeve nga Rambujeja deri ne Bruksel. Shpresoj dhe uroj qe politikanet e Kosovës te ulen ne tavolinën e dialogut me njeri tjetrin. Kohës i rendojnë me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albin-kurti-eshte-politikan-konfliktual/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala