Albin Kurti Dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Kur qe përuruar në vitin 2013, të gjithë e kishin menduar se Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, në rrethinën e Podujevës, do të përbënte vend të rehatshëm për ata që akuzohen dhe dënohen për korrupsion dhe për të burgosur tjerë të rrezikshmërisë së lartë.

Ndërsa, të shtunën, në këtë burg është dërguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i arrestuar pas manifestimit të opozitës në qendër të Prishtinës, pasi qëndroi për më shumë se një javë në arrati.

Sapo i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.

Kurti dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës. /kallxo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/albin-kurti-dergohet-ne-burgun-e-sigurise-se-larte-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala