Alban Meha: Ja çka më tha Guardiola

Autori:Avdyl Pajaziti

Futbollisti shqiptar Alban Meha më në fund ka zbuluar momentin e shumëpërfolur kur Guradiola i foli atij dicka në vesh, pas ndeshjes Paderborn- Bayern Munchen.

“Pep më tha se kam një të djathtë të fortë dhe duhet të vazhdoj kështu. Ky është një kompliment jashtëzakonisht i madh për mua. Është një nder nëse një gjë të tillë e thotë një trajner i tillë”, tregoi Meha për mediat gjermane, duke zbuluar misterin rreth këtij takimi të papritur miqësor me Pep Guardiolën.

Meha, para sfidës, kishte deklaruar se për të ishte ëndërr të luante kundër bavarezëve, ndërsa synonte t’i shënonte me goditje dënimi portierit Manuel Nojer.

Ai nuk ia doli ta bënte një gjë të tillë në këtë ndeshje, por ishte nga të paktët në fushën e lojës në radhët e Paderborn që u përpoq deri në sekondat e fundit të vinte në rrezik prapavijën e ekipit bavarez.

Përpjekjet e tij u vlerësuan në shtypin sportiv gjerman, ku Meha ishte i vetmi në radhët e skuadrës së tij që mori nota kaluese pas kësaj humbje të thellë. Neshja kishte përfunsuar 6-0 në favor të Bayernit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alban-meha-ja-cka-me-tha-guardiola/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala