Alarmon OEK-u: Kapitali dhe investimet po largohen nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) si asociacioni më i madh i komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës është shumë e shqetësuar me situatën aktuale politike në vend e cila si pasoj ka jo vetëm zvogëlimin e investimeve të huaja direkte por po ndikon edhe në bartjen e kapitalit dhe investimeve të kompanive vendore në vendet e perëndimit Gjermani, Austri, Zvicër dhe vendet tjera por edhe në vendet e rajonit.

“Situata aktuale politike po shprehet me efekte negative në lëmine ekonomike, sociale, politike dhe integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe mbi të gjitha është duke dëmtuar imazhin e Kosovës, pasi që po plason informacione mjaftë negative për dhe rreth Kosovës”, është thënë në një reagim të OEK-ut për media.

Sipas OEK-ut, kjo po ndodh në kohën kur vendet e rajonit kanë politika të koordinuara dhe planifikuara mirë dhe gjithanshëm për të tërhequr investitorët e huaj.

“Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për tejkalimin e situatës së tanishme me dialog dhe marrëveshje në mes të gjithë faktorëve relevant politik të vendit dhe për krijimin edhe implementimin e masave dhe reformave të nevojshme ligjore, që duke respektuar sundimin e rendit dhe ligjit zhvillimi ekonomik si prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarmon-oek-u-kapitali-dhe-investimet-po-largohen-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala