Alarmohet UNHCR për fatin e emigrantëve në Ballkan

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Komisariati i lart OKB për refugjatët, UNHCR, sot alarmoi për numrin e madh të emigrantëve ilegal të cilët në këmbë po tentojnë që të arrijnë në Evropë përmes Ballkanit, e të cilët janë të kërcënuar nga dhuna, keqpërdorimi dhe fatkeqësitë në hekurudhat në të cilat po lëvizin.

Në njoftim theksohet se gjatë dy viteve të fundit, për emigrantët është popullarizuar rruga nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë, si rrugë më pak e rrezikshme nga ajo në Afrikën Veriore përmes Detit Mesdhe deri në Itali.

Sipas UNHCR po rritet shpejtë numri i emigrantëve, prej të cilave shumica janë nga Siria, Afganistani, Iraku, Eritrea dhe Somalia, po rriten edhe rreziqet në marshimin në Ballkan.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarmohet-unhcr-per-fatin-e-emigranteve-ne-ballkan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala