Alarmohet Prishtina

Komuna e Prishtinës sot do të bëjë testimin e sistemit të alarmit. Përmes një njoftimi Komuna kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë kësaj faze testuese të alarmeve në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Komuna e Prishtinës në njoftim thotë se është duke e testuar sistemin e alarmimit të përgjithshëm në raste të rrezikshmërisë, transmeton lajmi.net.
“Faza testuese zgjat vetëm disa sekonda dhe kjo bëhet me qëllim të sigurisë së banorëve në kryeqytet”.
“Paraprakisht, Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e Komunës. (lajmi.net)