Alarmohen shërbyesit civil

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindikata e Punonjësve Civil të Kosovë ka filluar takimet me disa nga punëtorët e sektorit publik përkatësisht disa kategori të cilat pritet të shuhen me Katalogun e vendeve të punës që po e përpilon ministria e Administratës Publike.

Sindikata takimet i ka filluar me punëtorë kryesisht të komunave ku pritet të preken vendet e punës së tyre.

Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve Civil ka deklaruar për Gazeten Fjala se gjatë gjithë javës ka pasur takime me punonjës civil, pozicionet e së cilëve nuk  parashihen në Katalogun e vendeve të punës të shërbimin civil të Kosovës.

“Ne jemi vazhdimisht në terren dhe shqetësimet e punonjësve janë të mëdha”, ka deklaruar Zymberi.

Ai ka shtuar se veprimet e sindikatës por edhe punëtorëve do të dihen pas komunikimit me ministritë përkatëse dhe konformë gatishmërisë së tyre për të reflektuar karshi brengave të punëtorëve. Zymberi nuk ka përjashtuar edhe veprime sindikale për të kundërshtuar Katalogun e ri.

Gazeta Fjala ka raportuar javën e kaluar se Ministria e Administratës Publike është duke përpiluar Katalogun e vendeve të punës në shërbimin civil, dhe aty nuk parashihen të egzistojnë shumë nga pozitat e tanishme.

Linçet e raporteve të Gazetës Fjala:

 

http://gazetafjala.com/analiza/qeveria-shuan-mijera-vende-pune-dokument/

 

http://gazetafjala.com/analiza/qeveria-i-ule-pagat-e-gradat-per-mijera-sherbyese-civil/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarmohen-sherbyesit-civil/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala