Alarmohen institucionet, Kosova nuk i ka gati kriteret për liberalizim

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar rreth kritereve që Kosova duhet të plotësojë për të marrë liberalizimin e vizave.

Në këtë takim ku ta pranishëm ishin edhe kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, u theksua se ka ende punë për të plotësuar kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për procesin e liberalizimit të vizave.

Kur Kosovës i ka mbetur edhe pak kohë që të dërgojë raportin për përmbushjen e kritereve, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, tha se ky raport është në gjendje të keqe dhe si i tillë në çfarë gjendje është tani nuk paraqet përmbushje të kritereve.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, kërkoi që institucionet të përmbushin detyrimet që kanë dhe të mos vonohen edhe më tej në përmbushjen e detyrave për liberalizim, duke theksuar në të njëjtën kohë se ky proces është vonuar edhe nga vala e fundit e migrimeve.

Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, bëri thirrje Bashkimit Evropian, më konkretisht përfaqësuesit të BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar që të ndikojë në Bashkimin Evropian dhe shqiptarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.

Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bëri të njëjtën thirrje duke përmendur vështirësitë që kanë qytetarët e Kosovës për aplikim për viza. Ky i fundit përmendi rastet e studentëve, të sëmurëve që kërkojnë shërimin jashtë vendit, personat që familjarët i kanë jashtë vendit dhe nuk mund t’i vizitojnë për shkak të mos-liberalizimit

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarmohen-institucionet-kosova-nuk-i-ka-gati-kriteret-per-liberalizim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala