Alarmi i presidentit: Qeveria më përgjon jetën private

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, bëri publik një shqetësim të tij, i cili nëse rezulton i vërtetë do të përbënte një prej skandaleve më të mëdha qeveritare. Në emisionin Opinion ai tha institucione shtetërore janë angazhuar për të hetuar jetën e tij private.

“Kanë angazhuar institucione shtetërore për të hetuar jetën private të Presidentit të Republikës. Jeta ime private është qelibar. Unë e kthej kokën pas me shumë krenari. Të gjithë këta individë janë përfshirë në këtë çështje kanë bërë një gabim fatal. Ka dëshmi, ka prova dhe drejtësia herët a vonë do të veprojë”, deklaroi presidenti Nishani.

Kreu i shtetit la të kuptohet se pas këtij akti të paprecedent qëndron qeveria. Ai tha se këtë shqetësim nuk ia kishte shprehur as Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të mungesës së besimit.

“Për aq sa ç’mund të ofrojë në situatën që drejtësia të reflektojë një angazhim të pavarur kam qenë i rezervuar me prokurorin”, tha presidenti Bujar Nishani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarmi-i-presidentit-qeveria-me-pergjon-jeten-private/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala