Alarmante: Mbi dhjetëra nxënës dhe profesor shqiptar helmohen në Shkup

Autori:Avdyl Pajaziti

Dhjetëra nxënës dhe profesor shqiptar janë helmuar nga një gaz i panjohur që u ka shkaktuar dhimbje të mëdha nëpër trup, dhe probleme me frymëmarrjen. Incidenti ka ndodhur sot pasdite në shkollën e mesme Ekonomike që ndodhet në lagjen Veri të Shkupit, që i takon komunës së Butelit.

Për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe profesorët në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, siç njofton Zhurnal.

Momentalisht para shkollës ka prind të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe partitë politike shqiptare, se si është e mundur që të helmohen nxënësit shqiptar./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarmante-mbi-dhjetera-nxenes-dhe-profesor-shqiptar-helmohen-ne-shkup/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala