Alarmante: Liburn Aliu thotë se uji deri tek deçanasit që u helmuan vinte pa leje

Autori:A D

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, në seancën e Kuvendit të Kosovë ku po diskutohet për helmimin e më shumë se 1 mijë qytetarëve në Deçan tha se uji deri te këta banorë vinte pa leje.

Kjo sipas tij sepse kompania e merr ujin nga bjeshka nën majës e Gjeravicës dhe me gypa sillet deri në rezervuar.

E sipas të parit të infrastrukturës kompania nuk ka aplikuar asnjëherë për leje, shkruan Gazeta inFokus.

“Kjo pjesë e merr ujin nga bjeshka, nën majën e Gjeravicës, me gypa sillet deri në rezervar. I tërë ky sistem nuk ka leje ujore. Nuk është aplikuar asnjëherë për leje. Sa kemi raste të tilla, investime që i kanë bërë komunat, e për të cilët nuk janë ndjek procedura të rregullta, nuk dihet. Para pesë viteve i është dorëzuar kompanisë regjionale, e as pas dorëzimit nuk është bërë aplikimi për leje ujore”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se rezultati i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë zbuloi s enë ujë kishte bakterie, përderisa dje gjatë ditës, kryetari i Komunës së Deçanit, Bahkim Ramosaj vendosi që koromania Hidrodrini të mos menaxhonte më me ujin në këtë komunë.

Aliu u shpreh se, “Sistemi i Ujësjellësit KRU “Hidrodrini”, nuk është i mbrojtur”.

“Pusetat janë të qasshme, rezervuari mund të jetë lehtë i qasshme. Klorizimi është bërë në mënyrë manuale. I gjithë sistemi është i brishtë. Nëse e shohim sistemin ne vendin tonë e sidomos në rastin në fjalë duhet ta kemi të qartë që ky sistem të jetë i komprometueshëm, situata të tillë mund të kemi edhe në të ardhmen”, tha Aliu.

“Një vërshim uji mund të krijojë situatë të tillë”, tha Aliu në seancën e Kuvendin të Kosovës./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarmante-liburn-aliu-thote-se-uji-deri-tek-decanasit-qe-u-helmuan-vinte-pa-leje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala