Alarm për bombë në Tiranë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Tiranë është ngritur alarm për ekzistimin e një veture-bombë në njërën nga lagjet e këtij qyteti.
Burime të oranews bëjnë të ditur se një pako e dyshimtë që mendohet se përmban lëndë eksplozive është gjetur poshtë një automjeti tip “Fiat” me targa AA 021 HD.

Mësohet se ky mjet është marrë me qira nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat xheniere, të cilët po kryejnë verifikimet e duhura në mjet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarm-per-bombe-ne-tirane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala