Alarm i rrejshëm për eksploziv afër Katedrales në Prishtinë

Autori:Zekirja Shabani

Një lajm se afër Katedrales në Prishtinë gjendet një mjet eksploziv ka alarmuar Policinë e Kosovës.

Sipas kësaj të fundit sot pas mesditës është raportuar se një mjet eksploziv dyshohet se gjendet tek Katedralja. Policia deri më tani nuk ka hasur në diçka të dyshimtë por po vazhdon të patrullojë.

Zëdhënësi Daut Hoxha ka thënë se një person ka raportuar në Polici se në rrugën, “Xhorxh Bush” mund të ketë eksploziv.

Sipas Hoxhës policia menjëherë i është përgjigjur informacionit duke dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas kontrollit policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

Policia ende po patrullon afër Katedrales. Sipas burimeve në Polici kjo është hera e tretë që ka këso lajmërime për mjete eksplozive afër Katedrales./gazetaexpress

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/alarm-i-rrejshem-per-eksploziv-afer-katedrales-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala