“Al -Petrol” vjedhë konsumatorët në litra

Autori:Zekirja Shabani

Dy persona shkuan të enjten gjatë ditës për tu furnizuar me derivate në një pikë të shitjes në Ferizaj, por aty u doli një problem i madh. Ata hasën në shpërputhje mes litrave të faturuara dhe atyre që u furnizuan.

Kjo ka ndodhur në “Al -Petrol” në Ferizaj kur këta konsumatorë kanë marrë derivate, e përderisa kapaciteti maksimal i makinave të tyre, i njërit ishte 50 litra e i tjetrit 55, atyre iu faturuan 10 litra apo edhe më shumë se kapaciteti maksimal i makinave.

Të dy nuk u pajtuan me këtë, u ankuan në Polici, këta të fundit ftuan edhe inspektoriatin komunal dhe bashkë kanë bllokuar pikën e shitjes dhe e kanë bllombuar atë, derisa, nesër të premten, pritet të shkojnë inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ndër të tjera, lajmi.net mëson se ndërkohë ka pasur edhe grindje mes konsumatorëve dhe zyrtarëve të “Al-Petrol”-it.

Ndërsa, rastin e konfirmojnë edhe Policia e Kosovës.

Shefi i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit për regjionin e kësaj komune, Fatmir Karaliti për lajmi.net konfirmoi se ka ndodhur rasti në një pikë të shitjes së derivateve në qytetin e Ferizajt.

“Dy konsumatorë janë ankuar për mospërputhje të litrave dhe faturës. Polica pret që nesër edhe inspektorët e MTI-së do të bëjnë matjet dhe verifikuar pompat nëse janë në rregull”, tha ai, duke mos dhënë detaje më shumë.(lajmi.net)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/al-petrol-vjedhe-konsumatoret-ne-litra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala