Al-Petrol ja merr pompat Kosova Petrollit

Pikat e karburanteve që deri më tani kanë bartur llogon “Kosova Petrol”, tash e tutje do të jenë në shfrytëzim të kompanisë “Al Petrol”.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit më 30 janar 2015 ka lidhur kontratë të qiradhënies me ofertuesin fitues kompaninë Al-Petrol për dhënien me qira të 13 pompave të benzinës (pikave të karburantit)”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
AKP deri më tani ka lëshuar me qira 24 pompa të derivateve, ndërsa njofton se do të vazhdoj procesin e qiradhënies edhe të pompave tjera me qira në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“AKP në bazë të mandatit të saj ligjor është përgjegjëse për pronën shoqërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me qëllim të ruajtjes dhe rritjes së vlerës së këtyre pikave të karburanteve ka ndërmarr edhe veprimin për lëshuarjen me qira në shfrytëzim të bizneseve private”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Pikat e karburanteve janë asete të Ndërmarrjeve “INA Trgovina” dhe “Jugopetrol”, të cilat evidentohen në bazën e të dhënave të AKP-së dhe administrohen nga Agjencia në mirëbesim.