Al-Kaeda është krijuar në Bosnjë

Autori:Avdyl Pajaziti

Burri nga Arabia Saudite, Aimen Dean, njëri nga themeluesit e Al-Kaidës, ka deklaruar gjatë një interviste për BBC se organizata terroriste, në njëfarë forme, është krijuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, sepse në këtë vend janë trajnuar udhëheqësit e Al-Kaidës.

Dean, i cili pas luftës në Bosnjë ishte një spiun britanik, u rrit në Arabi Saudite, dhe si adoleshentë kishte shkuar për të luftuar në Bosnjë e Hercegovin.

“Myslimanët në Bosnjë kanë qenë në rrezik për jetën. Miku im Khalid Al-Hajj, i cili më vonë u bë udhëheqës i Al-Kaidës në Arabinë Saudite dhe unë, shkuam në Bosnjë për t’u bërë muxhahidin”, ka thënë ish-terroristi Eimen Din.

“Mund të them se ishte një përvojë që më hapi sytë. Unë kam qenë një ‘axhami’ nga Arabia Saudite dhe papritmas u gjenda në Bosnjë me një kallashnikov në duar. Unë kisha ndjenjën se po merrja pjesë në shkrimin e historisë”, ka treguar Dean.

“Në kampet e stërvitjeve kemi mësuar rreth taktikave të luftës. Isha bashkë me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, por të gjithë kanë qenë myslimanë. Dhe të gjithë ata ishin atje për të marrë pjesë në xhihad – për të mbrojtur popullin e Bosnjës”, ka shtuar ai.

Pas kësaj, ai kishte qenë për katër vite spiun britanik dhe kishte grumbulluar informacione rreth udhëheqësve të Al-Kaidës. Ishte zbuluar tetë vite më parë.

“Në fund të luftës në Bosnjë, të mbijetuarit filluan të fitojnë ndjenja anti-perëndimore se bashkësia ndërkombëtare është një kundër myslimanëve dhe se po shtrembëron fitoren e tyre ushtarake në Bosnjë. Prandaj, ata konsideronin se Perëndimi është duke luftuar kundër Islamit si fe. Kjo çoi në radikalizëm të mëtejshëm – ata ishin të lehtë për tu transformuar: nga muxhahidinë në xhihadistë radikalë”, ka thënë Dean.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/al-kaeda-eshte-krijuar-ne-bosnje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala