“Al Jazeera” reportazh për gratë e Krushës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Televizioni Al Jazeera ka bërë një dokumentar për historinë e grave të Krushës, të cilat kanë rindërtuar jetën, pasi shumë nga burrat e tyre u vranë në vitin 1999.

Marte Prekpalaj tregon se në Krushën e Vogël më 25 mars, 1999, u vranë meshkujt e fshatit, në një nga masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Mbi 100 burra, duke përfshirë edhe djem të ri të gjithë shqiptarë – u rrethuan dhe u vranë nga policia serbe në një bastisje, një ditë pas sulmeve të para ajrore të NATO-s . Tetëdhjetë e dy gra mbetën të veja dhe shumë fëmijë jetim.

Gratë u detyruan të largohen dhe të kërkojnë strehim në vendet fqinje, si qindra e mijërashqiptarë  të tjerë të Kosovës, deri në fund të luftës.

“Kur u kthyem, fshati ishte i panjohur. Çdo gjë u dogj dhe u desh ta rindërtonim”, ka thënë Akile Zylfiu për Al Jazeera, një nga gratë burrat e të cilëve u vranë.

Me dhimbjen e humbjes së burrave të tyre, gratë e Krushës së Vogël nisën një udhëtim të jashtëzakonshëm të fuqizimit dhe të rilindjes.

Gratë e Krushës tregojnë historinë e fuqishme drejt rindërtimit të shtëpive, bizneseve dhe jetës së tyre.

Ato vajtojnë humbjen e tyre dhe do të kujtojnë gjithmonë burrat dhe djemtë që kanë humbur. Por gratë pjesërisht kanë kapërcyer tragjedinë e tyre duke gjetur forcën për të rimarrë veten, të mbështetin njëra-tjetrën, të mbijetojnë dhe të kenë sukses.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/al-jazeera-reportazh-per-grate-e-krushes-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala