Akuza e kundërakuza mes investitorëve italian  

Autori:Zekirja Shabani

“Agrokosova Holding” në Shirokë të Suharekës u bë mollë sherri për dy investitorët italian. Madje njëri prej tyre edhe u arrestua. Investitori Italian Roberto Miggotto, pronar i QMI-së në shtator të vitit të kaluar është arrestuar në pronën e ti në Suharekë, në të cilën thotë se që nga viti 2007 ka investuar rreth 10 milion euro.

Në këtë periudhë mes dy investitorëve italian  Roberto Miggatto edhe grupit Vinicolo Fantinel lindën problemet  për privatizimin e ndërmarrjes. Krejt kjo për shkak të siç thotë Miggotto, në mënyrë të kundërligjshme Grupi Vinicolo Fantine (GVF) në mënyrë të kundërligjshme përvetësuan kapitalin e tij të investuar në “Agrokosova Holding”  së nëpërmjet zyrtareve të lartë.

Miggtto, të hënën ka nisur një varg akuzash të rënda për presion edhe pengim të punës së tij, në adresë të krerëve më të lartë të shtetit.

Sipas tij GVF-në e ndihmuan miqt e atëhershëm të tij si nga Republika e Kosovës ashtu edhe nga Republika e Italisë  duke përfshirë këtu edhe ish Kryetarin e Asamblesë të Gjygjtarëve të EULEX-ti, Francesco Florit, “i cili kishte një ndikim jashtëzakonisht të madh në të gjitha organet shtetërore edhe jo shtetërore të Republikës së Kosovës si dhe Ambasadorin Italian në Kosovë Michael Giffoni me Euro Deputetin Antonio Cancian”.

I menjëhershëëm ka qenë reagimi i investitorëve të Grupit Vinicolo Fantine.

Sipas një deklarate për medie ata thonë se përfaqesusi i QMI-së, Aziz Tafaj, ka thirur konferencë për media në emër të italianit Roberto Migoto, të cilin është duke tentuar ta prezentojë si pronarin real të QMI-së dhe përplasjet për `AgroKosova Holding`,  po synon ti paraqesë në publik si një luftë mes dy investitorëve  italianë, ndërkohë që e vërteta është ndryshe.

“Për shkak të shumë mashtrimeve, veprave të ndryshme penale, për të cilat Aziz Tafaj është arrestuar disa herë dhe është duke u hetuar, ai ka nxjerrë në skenë italianin Roberto Miggoto, të cilit në mënyrë fiktive i’a ka shitur dhe bartur edhe QMI-në, për 1 mijë euro”, thuhet në deklaratë.

Aata kërkojnë nga Tafaj dhe Roberto Migoto, të dëshmojnë me fakte investimet që kanë bërë në këtë ndërmarrje, paasi sipas GVF nuk jaën investuar 10 milion euro sic thuhet.

“Tafaj dhe Roberto Migoto, pretendojnë se kanë investuar miliona euro në ish Ndërmarrjen Bujqësore Suhareka, tani Agro Kosova Holding, por ne i sfidojmë ata që të paraqesin para autoriteteve dhe para mediave, transakcionet bankare të investimeve që ata pretendojnë se kanë kryer”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akuza-e-kunderakuza-mes-investitoreve-italian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala