Akulli që nuk do shkrihet kurrë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një botë e fshehur gjigante e akullt është zbuluar në brendësi të malit Sentry, në Kanada. Dhe më e bukura është se akujt nuk do shkrihen asnjëherë. Sipërfaqet gjigante të akullit ndodhen 140 metra në thellësi të malit.

Fotografi kanadez Paul Zizka, është ngjitur në zemrën e Booming Ice Chasm në sistemin e njohur të maleve “Canadian Rockies” kur ka zbuluar një botë krejtësisht të re.

Sipas medieve të huaja, për shkak të fortësisë së akullit ngjyrë blu disa eksplorues e kanë krahasuar ecjen mbi të me ndjesinë e fluturimit.

“Shinat” e akullta janë formuar si pasojë e shiut dhe borës që kanë rënë në brendësi të humnerës së malit. Vendi mahnitës është zbuluar në fillim të këtij viti nga fotografi Zizka së bashku me guidat e tij, Andrew Fairhurst dhe Jeff Smith.

2345

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akulli-qe-nuk-do-shkrihet-kurre-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala