Akuapark gjigant në maje të Brezovicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në planin për zhvillimin e Brezovicës të cilin e posedon Gazeta Fjala parashihet të jetë një Akuapark prej 5000 metra katrorë. Akuaparku do të ketë 1000 metra katror hapësirë të muluar me ujë për rekreacion. Këto hapësira mund të përdoren nga të rriturit dhe fëmijët gjatë muajve të verës. Aty do të ketë një bazen termal, pista për rrëshqitje në ujë, lagunë me valë artificiale, rrëshqitje në ujë etj.
Në kampin veror do të ketë vend edhe për çiklizëm, ku janë paraparë 2 lifta dhe pesë pista për çiklistë.
Kompleksi do të ketë edhe qendrën e mbyllur sportive, që përfshinë sallën sportive ku mund të luhet futboll, basketboll dhe do të vendoset një mur për ngjitje. Projekt-propozimi parasheh edhe investime tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/akuapark-gjigant-ne-maje-te-brezovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala