Aktori Johnny Depp blen një ishull grek

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktori amerikan, Johnny Depp bleu një ishull të pabanuar grek, bën të ditur “Greek Travel Pages”. Sipas një njoftimi kompanisë së pronave të paluajtshme ”Proto Organization”, aktori bleu ishullin “Strongyli’ në grupin e ishujve Dhodhekanisi për 4.2 milionë euro.

Kjo cope toke shtrihet në lindje të Mesdheut, pesë milje detare në juglindje të ishullit tjetër, Kastellorizo, dhe është ishulli më lindor në Greqi pranë brigjeve turke.

Depp, i cili po xhiron në Australi nje seri të re të filmit Piratet e Karaibeve, bashkëpunoi me ”Proto Organization”, të njëjtën firme konsulente e pasurive te patundshme, me te cilen kanë bashkëpunuar edhe aktori George Clooney dhe futbollisti, Cristiano Ronaldo.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktori-johnny-depp-blen-nje-ishull-grek/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala