Aktivistët e VV’së fillojnë të mblidhen para stacionit të Policisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me t’u arrestuar ish lideri i tyre dhe deputeti i VV’së, Albin Kurti, aktivistë të Vetëvendosjes kanë dalur para stacionit policor.

Ata kanë filluar të mobilizohen pas thirrjes në Facebook, ku thuhej:

Policia ka arrestuar Albin Kurtin. Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi, rruga “Luan Haradinaj”). Ftojmë të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohemi para stacionit të Policisë.

Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm!

Ndërkohë, deputeti Glauk Konjurca është lënë i lirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktivistet-e-vvse-fillojne-te-mblidhen-para-stacionit-te-policise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala