Aktakuzës kundër Hasanit ia sheh sherrin politika

Autori:Avdyl Pajaziti

Ngritja e aktakuzës kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për falsifikim dokumenti do të prodhojë pasoja juridike dhe politike edhe për vendimet të cilat i ka nxjerrë përbërja e kontestuar e gjyqtarëve ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Njohës të Kushtetutës me të cilët ka biseduar gazeta kanë thënë se nëse pranohet arsyetimi i argumentit të Prokurorisë në aktakuzën e ngritur ndaj Enver Hasanit, atëherë pozita e tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të kësaj gjykate do të duhej të ishte e pezulluar dhe çdo vendimmarrje e Gjykatës të ngrihet derisa të gjykohet në substancë pretendimi i ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi.

Nëse vërtetohet fajësia, atëherë i bie që edhe vendimet e nxjerra mbi mandatarin e Qeverisë, mbi kryeparlamentarin dhe mbi Gjykatën Speciale, do të duhej të shpalleshin nul, sepse Gjykata nuk do të kishte pasur kuorum për t’i gjykuar asnjëherë këto çështje.

Tre juristë i kanë thënë gazetës se edhe dy gjyqtarët e tjerë ndërkombëtarë, të cilët kishin pranuar ta gjykonin lëndën e vet, do të duhej shkarkuar, “sepse, sipas këtij argumenti, edhe ata paskan konsumuar shkelje ligjore në momentin kur paskan pranuar të gjykojnë për vetveten”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktakuzes-kunder-hasanit-ia-sheh-sherrin-politika/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala