Aktakuzën në rastin “Apex” e pret shporta e bërllokut

Autori:Avdyl Pajaziti

Njëzet e shtatë ditë vonesë pritet t’i çojnë dëm hetimet dyvjeçare në rastin e njohur si “Apex”.

Prokurori special Allen Cansick nuk ka arritur ta dorëzojë aktakuzën në Gjykatë brenda afatit ligjor prej dy vjetësh. Është vonuar fiks 27 ditë, , shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye, aktakuza kundër Arben e Astrit Krasniqit – pronarë të kazinove, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre Arben Neziri, Avni Morina, Mujë Berisha, Gani Zeqiraj, Kushtrim Hakaj, Arsim Molliqaj dhe Luan Halilaj, të akuzuar për krim të organizuar, detyrim e zhvatje, pritet të hidhet poshtë nga Gjykata, siç ka ndodhur me dy aktakuza – atë për tenderin e KEK-ut dhe për furnizimin me armë të Policisë së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktakuzen-ne-rastin-apex-e-pret-shporta-e-berllokut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala