Aktakuzë për pesë zyrtarë në rastin “MTPT”

Autori:Avdyl Pajaziti

Një prokuror i Prokurorisë Special të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit “MTPT” kundër pesë të pandehurve, në përputhje me Urdhrin e Gjykatës së Apelit.

Te pandehurit akuzohen për Krim të Organizuar, Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare, Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike, Marrje dhe Dhënie të Ryshfetit dhe vepra të tjera penale.

Kjo aktakuzë është ngritur nga ana e prokurorit pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar të Policisë së EULEX-it në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aktakuze-per-pese-zyrtare-ne-rastin-mtpt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala